29 Prill 2024

Jennifer Lopez në telashe

Los Angelos, 2 qershor - Lajme të këqia për Jennifer Lopez. Pas shumë vitesh “betejë” në sallat e gjykatave për të ndaluar ish-bashkëshortin e saj, Ojani Noa, në publikimin e disa regjistrimeve private të jetës së tyre në çift, këngëtarja më në fund duhet të dorëzohet.

Sipas RadarOnline, Noa ka gjetur një mënyrë për t’i publikuar këto video. Ai ia ka shitur të fejuarës së tij dhe ajo mund t’i nxjerrë në dritë.

Në regjistrimet që zgjasin rreth 21 orë shihet edhe Jennifer Lopez nudo. Edhe pse mendohet se nuk ka skena seksi, publikimi i videove do të ishte një problem i madh për këngëtaren.

Lopez dhe Noa, ish-kamarier, janë martuar në vitin 1997 dhe janë divorcuar një vit më vonë. Fillimisht mbetën miq shumë të mirë deri sa diçka u thye.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)