16 Prill 2024

Jennifer Lopez: Jam fanse e ushtrimeve fizike

SHBA, 27 maj - Këngëtarja latine Jennifer Lopez ka pohuar gjatë një interviste se është një person shumë i dhënë pas ushtrimeve fizike.

Jennifer Lopez ka pranuar se e ka të vështirë të gjejë kohën për të bërë ushtrime fizike, pasi ajo tashmë është nëna e dy fëmijëve, por ajo përpiqet që të ushtrojë atëherë kur gjen kohë, sepse i bën mirë për fizikun.

Këngëtarja që është nënë e binjakëve, Max dhe Emme, pranon se ajo nuk gjen dot kohë për të bërë ushtrime fizike edhe pse i di mjaft mirë dobitë.

\"Po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ndërsa tani me fëmijët duket se nuk kam kohë! Unë duhet të zgjohem më herët se ata për të ushtruar, por unë e di se është mirë për trupin tim dhe mendjen time\", deklaroi Lopez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)