19 Maj 2024

Jennifer Lopez do të interpretojë përkrah Jason Statham

Prishtinë, 4 tetor - Jennifer Lopez do ta shohim në ekranin e madh në fillim të vitit të ardhshëm, në filmin “Parker”, ku aktorja do të interpretojë përkrah aktorit të mirënjohur të filmave aksion Jason Statham.

Filmi, që do të shfaqet në sallat e kinemave më 25 janar, tregon jetën e Parker (Jason Statham), që është një hajdut profesionist por që ndjek disa kode etike: Kurrë mos u vidh njerëzve të varfër dhe atyre që nuk e meritojnë.

Por në vjedhjen e fundit, grupi i tij e kalon limitin dhe pasi vjedh e tradhtojnë dhe e lënë për të vdekur.

I vendosur për hakmarrje, Parker e rigjen bandën në Plam Beach, zona e të pasurve dhe të famshëmve, ku grupi po përgatit goditjen më të madhe.

Këtu Parker zgjedh si partnere Leslie (Jennifer Lopez), e cila është trokë nga ana financiare, por e pashme, dinake dhe shumë ambicioze. Së bashku ata hartojnë një plan për t’i marrë “trofeun” bandës dhe për të dalë të pastër nga operacioni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)