19 Maj 2024

Jennifer Aniston do të martohet

Hollywood, 13 korrik - Më në fund Jennifer Aniston është fejuar me partnerin e saj Justin Theroux.

Pas zërave të javës së kaluar se aktorja 43-vjeçare ishte ndarë nga 41-vjeçari për shkak se ky i fundit nuk donte të fejohej, mësohet se të premten, gjatë ditëlindjes së tij, Theroux e ka propozuar për martesë aktoren e famshme.

Zëdhënësi i aktorit e ka konfirmuar lajmin për revistën ‘People’.

“Justin Theroux kaloi një ditëlindje të mrekullueshme të premten. Mori dhuratën më të bukur kur e dashura e tij, Jennifer Aniston, pranoi propozimin për martesë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)