19 Maj 2024

Jay-Z dhe Bayonce, fonde për Obama-n

Washington, 19 shtator - Në kuadër të mbledhjes së fondeve për fushatën elektorale në Shtetet e Bashkuara, që është duke hyrë në pjesën më të nxehtë të saj, rreperi Jay-Z dhe bashkëshortja e tij Beyonce organizuan një event për presidentin Obama.

Mes donatorëve dhe mbështetësve të presidentit Obama ishin këngëtarë dhe aktorë me famë botërore që “pranuan” të paguajnë 40 mijë dollarë për një gotë shampanjë. Në festë nuk munguan batutat. Në fjalën e tij, presidenti Obama foli për të përbashkëtat mes tij dhe rreperit të famshëm.

“Jay-Z e di se si është jeta ime. Që të dy kemi vajza dhe që të dy i kemi bashkëshortet më me popullaritet se sa vetja. Prandaj, është pak e vështirë për t’u kapërdirë, por s’prish punë”, tha Obama.

Më tej, numri një i Shtëpisë së Bardhë dhe kandidati i demokratëve për një tjetër mandate përballë republikanit Mitt Romney, falenderoi këngëtaren Beyonce që është shndërruar në udhërrëfyese për vajzat e tij.

Ndërsa vetë këngëtarja shprehu besimin tek fitorja e vizionit të Obama-s në zgjedhjet e nëntorit.

“S’mund të shpreh dot se sa krenarë jemi për organizimin e këtij eventi sot. Ne besojmë tek vizioni i presidentit Obama”, tha ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)