10 Maj 2024

Janet Jackson, e shqetësuar për mbesën

Los Angelos, 13 janar - Janet Jackson nuk dëshiron që mbesa e saj, Paris Jackson, të përfshihet në botën e spektaklit.

Në moshën 13-vjeçare, vajza e Michael Jackson, do të jetë protagoniste e filmit \'Lundon\'s Bridge and the Three Keys\' dhe kjo gjë po e frikëson jo pak hallën e saj.

“Paris është ende shumë e re dhe duhet të shfrytëzojë këtë gjë. Ka të gjithë jetën përpara për tu marrë me spektakël më vonë. Tani duhet të përqendrohet tek shkolla, të mësojë dhe kur të bëhet 18 vjeç të merret me atë që pëlqen më shumë”, thekson Janet Jackson.

Mësohet se Paris Jackson i ka mbushur mendjen gjyshes së saj, Katherine Jackson, që ta lejojë që të jetë pjesë e filmit.

“Unë preferoj që ajo të jetë e duruar dhe të shijojë këtë periudhë të jetës sepse nuk kthehet më”, deklaroi Janet në një emision televiziv amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)