19 Maj 2024

Irina Shayk e stolisur me “Svarovski”

Los Angelos, 10 gusht - E konsideruar si një prej femrave më tërheqëse në botë, rusja Irina Shayk është shndërruar në një simbol seksual nëpërmjet pozave të saj joshese për shumë kompani të veshjeve intime.

Megjithatë, e dashura e Cristiano Ronaldos tregoi edhe një herë më shumë se ajo mbetet e mrekullueshme jo vetëm në ato imazhe.

26-vjeçarja ishte ylli i mbrëmjes në festën e 60-vjetorit të lindjes së një prej argjendarëve dhe prodhuesve të bizhuterive më të mëdhenj në botë, Fawaz Grousi, festë e mbajtur në një lokal milionerësh në Sardenja.

Me një fustan të bardhë, pa rripa dhe të stolisur me kristale “Swarovski”, modelja ishte në gjendje të fitonte pa vështirësi rivalitetin me disa konkurrente të tjera të fushës së modës, midis të cilave suedezja Victoria Silvstedt apo paraguajania Claudia Galanti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)