27 Prill 2024

Hudson: Respekti e bën dashurinë të qëndrueshme

New York, 3 maj - Kate Hudson mendon se lidhjet janë bërë më të pjekura, sepse tani e vlerëson më shumë respektin sesa pasionin e një dashurie “të çmendur”.

Aktorja 32-vjeçare, e cila ka një djalë shtatëvjeçar me ish-burrin Chris Robinson dhe aktualisht është shtatzënë me të fejuarin Matt Bellamy, mendon se qëndrimi i saj ndaj dashurisë ka ndryshuar që nga koha kur u bë nënë, sepse tashmë familja e saj vjen në rend të parë.

“Bëhet gjithnjë e më e pjekur ajo dashuri pasionante, e çmendur, po ndryshon. Gjërat që i dëshiron në një lidhje, janë ndryshe nga ato kur ke qenë e re”.

“Tashme flitet për respekt, ndershmëri, partneritet të plotë dhe kompromis. Të gjitha gjëra të shkëlqyera. Mendoj se respekti e bën dashurinë të qëndrueshme”, ka deklaruar Hudson.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)