06 Maj 2024

HRW kritikon koncertet e Bob Dilanit në Kinë dhe Vietnam

Washington, 11 prill - Këngëtari i njohur amerikan, Bob Dilan, 69 vjeç ka mbajtur koncertin e tij të parë në Vietnam, që udhëhiqet nga komunistët.

Këngëtari i njohur nga dashamirët e muzikës për këngët e tij kundër luftës, të dielën e mbajti konceritn në qytetin Ho Shi Min, ish Sajgon, pas pothuajse 36 vitesh, pasi trupat e Shteteve të Bashkuara u larguan nga Vietnami, në fund të luftës atje.

Por, siç ndodhi edhe në koncertin në Pekin, të cilin Bob Dilan e mbajti para një jave, në Vietnam ai nuk i këndoi dy këngët e njohura të tij, që mund të shihen si me nota politike, “The Times They Are a-Changin” dhe “Blowin’ in the Wind”.

Duke e cituar mungesën e këtyre dy këngëve, organizata Human Rights Watch, me seli në Shtetet e Bashkuara, e ka akuzuar Bob Dilanin për dyshim se ai ka lejuar që qeveritë në Kinë dhe Vietnam “t`i thonë atij se çfarë të këndoj”.

Sipas HRW, në vend të dërgimit të mesazhit për liri dhe shpresë, zoti Dilan i ka lejuar “të zgjedhin repertorin e tij të këngëve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)