19 Maj 2024

Hilton bën plazh për të harruar kritikat nga komuniteti gay

Hawai, 23 shtator - Paris Hilton zgjodhi plazhin, për të kaluar këtë moment në të cilin është vendosur në qendër të kritikave nga komuniteti i homoseksualëve.

Gjatë javës, një uebsajt amerikan publikoi një videokasetë të xhiruar në mënyrë ilegale, në të cilën Hilton aludonte se “praktikisht çdo homoseksual është i sëmurë me HIV”.

Reagimi ekstrem i 31-vjeçares, e njohur si këngëtare, “show-girl” dhe trashëgimtare e rrjetit të famshëm të hoteleve “Hilton”, u bë pasi një miku i saj në taksi, i foli për një aplikacion kompiuterik, që lejon të gjithë homoseksualët të gjejnë njëri-tjetrin në hartë, duke komunikuar kështu me homot më parën vetes.

Biseda personale, sipas Hilton ishte nxjerrë nga konteksti, por ajo kërkoi gjithsesi ndjesë për komentet e bëra.

Megjithatë, komuniteti LBGT reagoi në mënyrë të ashpër ndaj Paris, duke e akuzuar për ksenofobinë e treguar.

Si rrjedhojë, për të rifituar forcat, Hilton vendosi që të shkëputej dhe të shijonte plazhet e Hawait, së bashku me të dashurin e saj.

Këto pushime, ndërkohë shërbyen edhe për të treguar linjat pothuajse perfekte të 31-vjeçares.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)