17 Maj 2025

Hilary Duff bën publik albumin e saj të ri

Nju Jork, 17 qershor - Albumi i ri i këngëtares Hilary Duff bëhet publik sot ,,Breathe In. Breathe Out".

Kjo bëhet e ditur nga televizioni amerikan ET i cili zhvilloi një intervistë me këngëtaren e cila sqaroi se pse ajo ka pritur shtatë vite që të publikoj albumin e saj të dytë.

"Mua më është nevojitur një pushim sepse kam qenë shumë e zënë gjatë gjithë kësaj kohe. Jam martuar pastaj kam lindur një djalë, pra jam bërë nënë ... tani mendoj se ka qenë koha e fundit që unë të bëjë një album", tha ajo. 

E pyetur rreth djalit të saj tre vjeçar Luca ajo tha: "është vërtetë bukur ta shoh djalin tim duke u rritur. Ai është krijesa më e dashur për mua dhe ne kalojm shumë mirë bashkë. Unë i lexoj libra në mbrëmje dhe i bëjmë bashkë të gjitha gjërat e thjeshta ... është shumë moshë e bukur."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)