George Michael dënohet me 8 javë burg
Londër, 15 shtator - George Michael ka sërish probleme me drejtësinë pasi u cilësua fajtor për një aksident të shkaktuar nën efektin e drogës.
Këngëtari britanik është dënuar me 8 javë pas hekurave për shkak të një incidenti të ndodhur gjatë muajit korrik.
Ai u përplas me një dyqan në Hampstead dhe pasi u shoqërua në polici, iu gjetën disa cigare marijuane.
Michael po drejtonte makinën e tij tip Range Rover kur në natën e 4 korrikut u përplas me një dyqan fotografish.
Kur agjenti u afrua, këngëtari tentoi të largohej, por polici mundi ta arrestonte.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari përfundon në telashe sepse në vitin 2007 ai shkaktoi një tjetër aksident pasi kishte konsumuar drogë.