07 Maj 2024

Genta Ismaili padit “Arbonin”

Prishtinë, 5 gusht - Genta Ismaili, këngëtarja e mirënjohur kosovare i drejtohet gjykatës për piraterinë me këngët e saj. Goci Music Corporation, me bazë në Miçigan, SHBA, e cila është e angazhuar në shpërndarjen e muzikës si dhe menaxhimin e biznesit muzikor të Genta Ismajlit, ka marrë shërbimet ligjore të firmës juridike First Legal Solutions me bazë në Kosovë, për të mbrojtur katalogun muzikor të Genta Ismajlit, imazhin dhe paraqitjen nga keqpërdorimet në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e autorit.

Kjo kompani ka hedhur në gjyq shoqërinë muzikore “Arboni” në Gjilan, si dhe “Albanote” nga Maqedonia, të cilët kanë hedhur në treg katalogun muzikor dhe fotografitë të Genta Ismajlit të mbrotjura me të drejtën e autorit. Një veprim i tillë është ndërrmarrë pa konsultim apo lejen përkatëse nga këngëtarja Ismaili.

Por kompania Goci Music Corporation ka denoncuar edhe kompaninë shqiptare “Albatrade”, e cila është duke reklamuar hitin e Genta Ismajlit “Guximi” si të përfshirë në një CD me përmbledhje të titulluar “Hitet e verës”. Sipas konsulentëve ligjorë, kënga nuk është fare e përfshirë në CD.

Genta Ismaili ka tërhequr vëmendjen e disa prej kompozitorëve dhe producentëce më të famshëm botëror si të gjyqtarës të American Idol, Kara DioGuardi, Billy Mann si dhe fituesit e çmimit Grammy, the Berman Brothers. /Koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)