01 Maj 2024

Fqinja ankohet: Shayk, nuk ka perde në shtëpi

Londër, 24 shkurt - Mund të duket e pabesueshme për miliona meshkujt që ëndërrojnë çdo natë format e mrekullueshme të modeles Irina Shayk, por fqinja e saj u ankua pikërisht sepse në shtëpinë e të dashurës së Ronaldos nuk ekzistojnë perdet.

E sapozgjedhur në kopertinën e “Sports Illustrated”, 25-vjeçarja nuk i kishte kushtuar ndonjëherë rëndësi këtij detaji, që do të bënte të lumtur çdo fqinj.

Megjithatë, për fatin e keq të Irinës, përballë apartamentit të saj në Londër, ndodhet një femër e cila është xheloze për format perfekte të ruses.

Duke folur mbrëmë në një program britanik, e dashura e Cristiano Ronaldos bëri të ditur lajmin. “Dy javë më parë, portierja e banesës ku jetoj trokiti në derë dhe më tha që fqinja përballë ishte ankuar, pasi unë nuk mbaja perde në apartamentin tim dhe ajo mund të shihte gjithçka”, deklaroi rusja.

”Duhet të vendos perde në apartamentin tim. Nuk e di se çfarë kanë parë, por fqinja përballët është ankuar”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)