04 Maj 2024

Foto e tretë intime e Scarlett Johansson

Hollywood, 26 shtator - Një fotografi e tretë e Scarlett Johansson ka dalë në qarkullim në internet disa ditë pas skandalit të dy fotove ku aktorja amerikane paraqitej nudo.

Në foton e tretë, aktorja duket e shtrirë në krevat me të brendshme, me një stilolaps në dorë dhe me sytë të fiksuara në faqet e një libri.

Javën e kaluar, avokati i Johansson, Marty Singer, kërkoi që të hiqeshin fotot e publikuara në internet, foto që janë marrë nga aparati celular i aktores.

“Fotot janë shumë personale dhe private. Bëhet fjalë për foto që klienti im i ka bërë në shtëpi dhe i bëj thirrje pronarëve të faqeve të internetit që t’i tërheqin nga rrjeti këto imazhe përndryshe do të përballen me pasojat”, lexohet në komunikatën e Singer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)