03 Maj 2024

“Forbes”: Ja kush janë “hip-popistët” më të pasur

New York, 22 prill - Revista “Forbes” ka publikuar emrat e pesë artistëve më të pasur të hip-hopit në vitin 2012. Emrat janë pak a shumë të njëjtët, sepse lista nuk është se ka ndryshuar shumë në vitet e fundit.

Në vendin e parë gjendet Sean \"Diddy\" Combs, ose ndryshe Puff Diddy, ndërsa pasuria e tij është vlerësuar në 550 milionë dollarë.

Muzika është e fundit në listën e gjërave që e kanë bërë të pasur ‘hip-popistin’, në fakt. Bizneset private kanë qenë ato që ia kanë shtuar të ardhurat, siç është investimi në firmën e vodkës “Ciroc”, linjat e veshjeve “Sean John” dhe “Enyce”, apo shtëpia e tij botuese.

Në vendin e dytë është Jay-Z, i cili vlen plot 460 milionë dollarë, dhe ato që kanë meritë për këtë pozitë të lartë në këtë listë janë investimet në klubin e basketbollit ‘New Jersey Nets’, zinxhiri i klubeve ‘40/40’ dhe firma personale e marketingut “Translation”.

Ndërsa pas këtyre dy këngëtarëve të famshëm ndodhen Dr.Dre (Andre Young), i cili pasohet nga Birdman (Bryan Williams) dhe në vendin e pestë ndodhet 50 Cent (Curtis Jackson). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)