29 Mars 2023

Financimi i Mediave në Gjuhët e Pakicave Etnike duhet të jetë prioritet i shoqërisë

Prishtinë, 21 shkurt - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias (JUFREX)”, organizoi tryezën e diskutimit mbi mekanizmat specifik për mbështetjen financiare të mediave private apo jo-fitimprurëse të cilat publikojnë përmbajtje në gjuhët e pakicave të ndryshme etnike.

Paneli i përbërë nga përfaqësues të medieve që operojnë në gjuhët e paicave etnike, të organeve rregullative të medieve dhe organizatave, diskutuan mbi zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e sfidave të ndërlidhura me qëndrueshmërinë financiare ngase nevoja për të pasur media të qëndrueshme dhe të mirë-formuara të pakicave në shoqërinë tonë është jetike.

Rekomandimet e nxjerra nga diskutimi, së shpejti mund t'i lexoni në formatin online të një broshure. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)