03 Maj 2024

Filmi i De Niro-s, 34 milionn dolarr në dy ditë

Hollwood, 28 dhjetor - Filmi i fundit i De Niro-s, “Little Fockers”, po rezulton një sukses i vërtetë, ndërsa grumbulloi 34 milion dollarë në kinematë amerikane, vetëm gjatë të shtunës dhe së dielës.

I sapodalë në kinema, arkëtimi i filmit ishte prej 48 milion dollarësh në pesë ditët e tij të para. Pavarësisht shumës së madhe, shtëpia prodhuese “Universal” priste fitime edhe më të larta prej filmit.

Me këto shifra, “Little Fockers”, ku protagonist përveç De Niro-s është edhe i mirënjohuri Ben Stiller, duhet të mbetet lehtësisht pas paraardhësit “Meet the Fockers”, i cili arriti në total fitime prej 279,3 milion dollarësh.

Një fundjavë shumë e mirë edhe për premierën e “True Grit”, që tejkaloi parashikimet me 25,6 milion dollarë, ndërsa “Burn after Reading” mbeti në vendin e tretë, me 19,1 milion dollarë arkëtime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)