02 Maj 2024

Fillon Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Prishtinë, 15 gusht – Seminari XXX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të nisë sot (hënë). Për më shumë se dy javë 120 mysafirë nga e gjithë bota do të vijnë në Prishtinë për t’u bërë pjesë e edicionit jubilar të Seminarit të tridhjetë.


Irena Sawicka, Andrei Sobolev, Agostino Giordano, Chen Fenghu, Katarzyna Taczynska, Isabela Dabrowa e Zhai Hualiue janë vetëm disa nga shumë emrat e njohur të albanologjisë nëpër gjithë botën, që do të ligjërojnë dhe referojnë për tema të ndryshme. Albanologët vijnë nga Polonia, Rusia, Italia, Kina, Turqia, Greqia, Amerika, Gjermania, Japonia, Austria e vende të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)