28 Mars 2024

Fillon fushata "Rrypi nuk është për me m’rreh"

Pejë, 13 shtator - Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë (ZQM) kanë realizuar fushatën sensibilizuese “Rrypi nuk është për me m’rreh” në qytetin e Pejës si pjesë e fushatës së ndalimit të ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve #RriteMeDashni.

Naser Lajqi, menaxher i projekt dhe njohës i fushës së mbrojtjes së fëmijës në organizatën Syri i Vizionit, apeloi tek të gjithë që Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës të gjej zbatueshmëri: “Apelojmë që të gjithë të rriturit të japin kontribut dhe të marrin përgjegjësi në pajtim me këtë Ligj dhe kështu të mbrojmë fëmijët kudo që janë duke parandaluar çdo lloj dhune ndaj tyre."

"Format e dhunës ndaj fëmijëve janë të dënueshme dhe duhet të parandalohen. Ne si dy organizata vazhdimisht po u ofrojmë ndihmë institucioneve që fëmijëve t’u ofrojmë ambient të shëndetshëm për rritjen tyre dhe institucionet të punojnë me shumë që këtë ligj ta zbatojnë”.

Pjesë e fushatës “Rrypi nuk është për me m’rreh” ishin edhe fëmijët e Grupit Respect Our Rights-ROR të cilët gjatë bashkëbisedimit me prindër në qendër të qytetit në Pejë kanë kërkuar nga ta dhe gjithë të rriturit që rrypi të mos përdoret si mjet për të ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, por për të mbajtur pantollonat.

Edhe fëmijët e grupit ROR kanë kërkuar që institucionet duhet të bëjnë shumë më shumë që ata ta ndjejmë zbatimin e ligjit i mbron, duke u krijuar siguri, kushte e mundësi.

Qëllimi i kësaj fushate është promovimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës një vit pas hyrjes në fuqi dhe ndalimin e ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar gjithë qytetarët për parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve si dhe  institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjëhershme në zbatimin e këtij Ligji.

Po ashtu, ky aktivitet synon të rris vetëdijën e prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës e ushtrimi i dhunës, si një dukuri mjaft e shprehur në familje.

Fushata e ndalimit të ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve  “RriteMeDashni” realizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të ardhmen – Mbrojtja e fëmijëve dhe qeverisja e të drejtave të fëmijës” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë, dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)