10 Maj 2024

Faruk Visoka i pasionuar pas këngës

Prishtinë, 26 janar - Këngëtari i ri nga Podujevë, Faruk Visoka karrierën e tij prej këngëtari e ka filluar në moshën 30 vjeçare pasi qe kishte dalur në mërgim.

Ai deri ne vitin 1998 ka jetuar në Kosovë, pastaj ka emigruar ne Gjermani ku dhe jeton prej 14 vitesh.

"Unë qe nga fëmijëria kam pëlqyer muzikën shumë, dhe kam pasur dëshirë shumë te merrem me muzikë, por për shkak rrethanave familjare nuk me është dhenë mundësia te merrem me muzikë", ka thënë Visoka.

 Ai thotë së pasi mbushi plotë 30 vjet, vendosi që të merret me muzikë, për shkak se siç ka thënë ai është shumë pasionuar pas këngës.

"Unë deri me tani kam 3 këngë, që edhe janë të publikuara ku për mua është me rëndësi shumë që këngët të jen shumë të bukura", ka theksuar ai.

Visoka ka thënë së ka bashkëpunuar me producent shumë të njohur si Enis Presheva, kenga "You on my bed" dhe "Make it hot"

Po ashtu ai ka theksuar se ka bashkëpunuar me edhe me Skerdin një Reper nga Shqipëria ku ka bërë këngën "Don't Stop".

Kjo këngë sipas tij është një këng mjaft e bukur dhe e dëgjuar për momentin shumë, qe edhe është mirëpritur nga publiku shumë mirë.

"Unë do të kem edhe projekte tjera më shumë këngë, dhe shpresoj se do të jen nga publiku shumë të mirëpritura", ka theksuar në fund Visoka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)