15 Maj 2024

Eurosong: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, e para Suedia

Baku, 27 maj - Suedia me 372 pikë është fituesja e Festivalit Europian 2012 që u zhvillua në Baku, Azerbajxhan dhe përfundoi pak çaste më parë.

“Suus”, kënga e interpretuar nga Rona Nishliu, që përfaqësoi shqiptarët në festivalin e përvitshëm evropian, Eurosong, u rendit në vendin e pestë pas votimit që u krye nga 42 shtete njëri pas tjetrit.

“Suus” në fakt ndryshe nga vitet e tjera që prezantohej Shqipëria, mori herë pas here pikë të çmuara deri maksimale nga shtete evropiane, por gjithsesi ajo nuk i shpëtoi dot votimit gjeopolitik. Megjithatë ajo në tërë gjysmën e parë të 42 shteteve ishte thuajse gjithnjë e pesta në renditje.

Në votim morën pjesë 42 shtete. Si çdo vit rëndom edhe sivjet nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Votimi ishte kryekëput gjeopolitik, ku vendet ish-sovjetike votonin kryesisht rrotull njëra tjetrës, vendet nordike për njëra-tjetrën dhe vendet evropiano-perëndimore ndanin mes tyre votat.

Juria e Shqipërisë i ndau votat e saj nga 1 votë për Serbinë e deri 7 për Italinë, 8 për Maqedoninë, 10 për Turqinë dhe 12 për Greqinë.

Mali i Zi i dha 10 pikë Shqipërisë dhe 12, Serbisë.

Rumania 1 votë ia dha Shqipërisë dhe maksimalen 12 pikë e dha për Moldavinë

Austria i dha 8 pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet, për Suedinë.

Ukraina ia dha 12 pikët Azerbajxhanit dhe asnjë pikë Shqipërisë.

Bjellorusia i dha 12 pikët maksimale Rusisë dhe asnjë pikë Shqipërisë.

Belgjika i dha 10 pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet Suedisë.

Azerbajxhani, vend mikpritës i dha 10 pikë Rusisë dhe 12 Turqisë dhe asnjë Shqipërisë.

Malta i dha një pikë vendit tonë dhe 12, Azerbajxhanit mikpritës.

San Marino vlerësoi me maksimalet 12 pikë Shqipërinë.

Franca dha 12 pikë për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Mbretëria e Bashkuar dha 12 pikët maksimale për Suedinë.

Turqia i dha 5 pikë vendit tonë që ne i dhamë 10 pikë, si dhe 12 Azerbajxhanit.

Greqia i dha Shqipërisë 10 pikë ndërkohë që ne i dhamë 12 pikët maksimale dhe 12 pikët maksimale ia dha Qipros.

Bosnje-Hercegovina dha 6 pikë për ne dhe 12 pikët maksimale ia dha FYROM-it (Maqedonisë).

Moldavia i dha votat e saj kryesisht për vendet ish-sovjetike, ku 8 për Ukrainën, 10 për Azerbajxhanin kurse 12 maksimalet për Rumaninë. Ndërsa nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë.

Bullgaria i dha 12 pikët maksimale për Serbinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Zvicra dha 12 pikët maksimale për Shqipërinë.

Sllovenia i dha 3 pikë Shqipërisë dhe 12 pikët maksimale ia dha Serbisë.

Qipro i dha Greqisë 12 pikë ashtu siç bëri edhe Greqia me të, duke i kthyer kështu reston dhe duke treguar edhe një herë votimin e pastër gjeopolitik.

Kroacia po ashtu bëri votim gjeopolitik. Ajo i dha 5 pikë Shqipërisë dhe 12 pikët maksimale i dha për Serbinë.

Sllovakia ia dha votat e saj për vendet ish-jugosllave dhe nuk dha asnjë pikë për Shqipërinë.

FYROM - Maqedonia i dha Shqipërisë 12 pikët maksimale i akordoi për Shqipërinë ndërkohë që ne i dhamë 8 pikë.

Holanda i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Portugalia i dha 12 pikët e saj maksimale për Spanjën dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Islanda i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Suedia i dha një pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet ia dha Qipros.

Norvegjia i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Lituania i dha 12 pikët e saj për Azerbajxhanin dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Estonia dha 12 pikët për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Danimarka dha 5 pikë për Shqipërinë dhe 12 pikët për Suedinë.

Latvia dha 1 pikë për vendin tonë dhe 12 për Suedinë.

Spanja dha 12 pikë për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.

Finlanda dha 6 pikë për ne dhe 12 pikë për Suedinë.

Gjeorgjia dha 3 pikë për ne dhe 12 për Lituaninë.

Italia i dha 12 pikët maksimale për Shqipërinë dhe kjo e kuptueshme pasi shqiptarët në Itali kanë votuar me sms masivisht për këngën shqipe.

Serbia na dha një pikë dhe 12 për FYROM-Maqedoninë.

Gjermania dha 6 pikë për ne.

Rusia dha 12 pikët e saj për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Hungaria dha 8 pikë për ne dhe 12 për Suedinë.

Izraeli i dha 12 pikët për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.

Irlanda mbylli procesin e votimit dhe i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë.

Pikët që mori kënga “Suus”

10 pikë nga Mali i Zi

1 pikë nga Rumania

8 pikë nga Austria

10 pikë nga Belgjika

1 pikë nga Malta

12 pikë nga San Marino

5 pikë nga Turqia

10 pikë nga Greqia

6 pikë nga Bosnje-Hercegovina

12 pikë nga Zvicra

3 pikë nga Sllovenia

5 pikë nga Kroacia

12 pikë nga FYROM – Maqedonia

1 pikë nga Suedia

5 pikë nga Danimarka

1 pikë nga Latvia

6 pikë nga Finlanda

3 pikë nga Gjeorgjia

12 pikë nga Italia

1 pikë nga Serbia

6 pikë nga Gjermania

8 pikë nga Hungaria

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)