Eros Ramazzoti bëhet sërish baba

Romë, 3 gusht - Lind vajza e dytë e këngëtarit të njohur italian, Eros Ramazoti.
Ai ka publikuar lajmin në profilin e tij në Facebook ku shkruan: Zemra im mbushet sërish më nje gëzim të pamasë, të cilin ua uroj të gjithëve ju
Sot, në orën 19.07 minuta lindi Raffaela Maria. Faleminderit Marica për këtë dhuratë të jashtëzakonshmë. Faleminderit Auri për dashurinë që na jep. Jeni jeta ime
Nëna e vogëlushes është shoqja e Eros, 23 vjearja, Marica Pellegrini. Vajza e parë e Ramazzoti është fryt i dashurisë së tij me Michelle Hunziker.