28 Prill 2024

Emma Watson, milionere pa e ditur

Hollywood, 3 nëntor - Saga e filmave “Harry Potter” ka bërë të pasur të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë në të.

Shkrimtaren J.K Rowling, studion e Hollywood-it Warner Bros dhe aktorët Daniel Radcliffe dhe Emma Watson.

Në fillim të këtij viti, revista ‘Vanity Fair’ konfirmoi që Watson ishte aktorja më e paguar në Botë dhe që zotëronte një pasuri prej 23 milionë eurosh.

Aktorja, e cila në prill të vitit të ardhshëm mbush 20 vjeç, tregon që nuk ishte në dijeni të pasurisë së saj deri në moshën 17-18 vjeç, kur babai i saj i tha që duhej të flisnin për para.

“Nuk e kisha idenë se sa fitoja. Unë merrja nga të shtëpisë 57 euro çdo javë. Kur e mora vesh u habita jashtë mase”, rrëfen Emma Watson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)