05 Maj 2024

Emma Stone: Nuk e ndjej peshën e famës

Hollywood, 2 tetor - Emma Stone ka deklaruar në një intervistë për revistën ‘Empire’ se nuk ndikohet nga popullariteti që ka fituar tashmë që është në botën e kinemasë dhe se jeta e saj vazhdon normalisht.

“Nuk mendoj dhe nuk përgatitem për ato që do të ndodhin në të ardhmen. Thjesht i marr gjërat si të vijnë”, shprehet protagonistja e ‘Easy A’.

“Kishte njerëz që më thonin se jeta ime do të ndryshonte në mënyrë drastike, por nuk ka qenë aspak kështu. Jeta ime është e njëjta”, shton Stone.

Duket se me këtë qetësi me të cilën e përballon realitetin e Hollywood-it, aktorja 22-vjeçare do të shkojë shumë larg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)