28 Prill 2024

Eddie Murphy, prezantuesi i çmimeve Oscar

Hollywood, 7 shtator - Mbrëmjen e kaluar u njoftua se Eddie Murphy do të prezantojë ceremoninë e çmimeve Oscar për herë të parë vitin e ardhshëm.

Aktori komik ishte zgjedhja e Brett Ratner, i cili po organizon ceremoninë që do të zhvillohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

“Jam i bindur se Murphy do të sjellë në ceremoni gëzimin, spontanitetin dhe shpirtin që e karakterizon”, u shpreh regjisori Ratner.

Nga ana e tij, 50-vjeçari Murphy deklaroi: “Jam shumë i nderuar që do të jem pjesë e listës së personazheve të shquar që kanë mirëpritur këtë ceremoni madhështore.”

Cmimet Oscar të këtij viti u prezantuan nga aktorët Anne Hathaway dhe James Franco.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)