29 Maj 2023

Doku.Tech sjell edicionin e 9-të në Termokiss më 11 qershor

Prishtinë, 23 maj - Nën sloganin “Fytyra ime nuk është Barkod”, një nga konferencat më me renome të teknologjisë në Ballkan, Doku.Tech, shënon edicionin e 9-të me radhë.

Doku.Tech këtë vit rikthehet në Termokiss, Prishtinë, me një program të pasur, i cili do të shpaloset me datat 11 dhe 12 qershor, 2022.

Edhe këtë vit mbledhim profesionistë të teknologjisë, sipërmarrës dhe drejtues kompanish të nivelit më të lartë, vendas dhe ndërkombëtar, për të eksploruar mundësitë, të papriturat dhe rreziqet e Inteligjencës Artificiale, Shkenca dhe Mbledhja e të Dhënave, Inteligjenca Njerëzore, Mësimi i Makinerisë, Privatësia, Algoritmet, Sistemet, Edukimi dhe Revolucioni.

Përveç programit të folësve, në Doku.Tech do të ketë punëtori, masterklasa, Panairi ‘Bëje Vetë’ [Do It Yourself], programi i muzikës dhe të tjera, të cilat do t’i shpalosim ditëve në vijim.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)