29 Prill 2024

Diaz: Kam blerë drogë nga Snoop Dogg

Hollywood, 21 janar - Aktorja hollivudiane Cameron Diaz nuk do ta ketë të vështirë të luajë rolin e një mësuese që përdor marjuanë në filmin e saj të ardhshëm, pasi ka përdorur këtë substancë edhe më parë, ishte deklarata surprizë që 38-vjeçarja lëshoi mbrëmë në një emision amerikan.

Edhe më befasues fakti që personi nga i cili ka blerë drogë në gjimnaz, ka qenë as më pak dhe as më shumë se këngëtari i mirënjohur Snoop Dogg. Gjatë “Lopez Night”, në një prej kanaleve kryesore amerikane, Diaz deklaroi:

”Kam qenë në të njëjtin gjimnaz me Dogg. Ai ishte një vit mbi mua. Ishte shumë i gjatë, i dobët dhe me flokët e kapur me rrica. Nga imazhi isha e sigurt që do të gjeja marjuanë tek ai. Edhe pse nuk njiheshim e pyeta nëse kisha dhe ai më gjeti menjëherë”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)