28 Prill 2024

Diamanti i Sharapovës verbon spektatorët

Florida, 22 mars - Tenistja me famë botërore, Maria Sharapova, ishte në SHBA për të inaguruar një platformë të re televizive të lidhur ngushtë me botën e tenisit.

Megjithatë, e gjithë vëmendja u përqendrua tek unaza e saj e fejesës dhe diamanti që shkëlqente nën rrezet e nxehta të diellit në Florida.

Ish-numri një në botë në tenisin femëror, Maria Sharapova, shpalli në tetor 2010 fejesën e saj me yllin e basketbollit të Neë Jersey Nets, serbin Sasha Vujacic.

Karriera e 23-vjeçares në tenis është dëmtuar kohët e fundit nga një seri dëmtimesh, por ajo vazhdon të jetë shumë e suksesshme në botën e modës.

Platforma televizive që Sharapova lëshoi do të ndjekë nga afër ndeshjet dhe zhvillimet e gjashtë tenisteve të reja femra, të konsideruara si më premtueset për të ardhmen.

Ato janë francezja Alize Cornet, sllovakja Dominika Cibulkova, gjermania Sabine Lisicki, britanikja Heather Watson, rumunia Sorana Cirstea dhe amerikania Bethanie Mattek-Sands. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)