29 Prill 2024

“Despicable Me” arrin 500 milionë dollarë

Hollywood, 11 nëntor - “Despicable Me”, filmi i animuar në 3D me metrazh të gjatë, i prodhuar nga “Universal Pictures” e “Illumination Entertainment”, të shtunën e shkuar ka arritur 500 milionë dollarë nga shitja e biletave në rang botëror.

Lajmin e kanë bërë të ditur shtëpitë kinematografike që kanë prodhuar filmin e tyre të parë të animuar 3D.

Të ardhurat e filmit në SHBA kanë qenë më shumë se 248 milionë dollarë dhe aktualisht është në vend të dytë pas “Toy Story 3” në daljet e filmave të animuar këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)