Decker: Nuk isha një modeluese e zonja
Hollywood, 21 prill - Aktorja Brooklyn Decker ia ka kthyer shpinën modelimit sapo ka fituar rolin e saj të parë të madh në film, sepse ajo nuk ndjehej si një bukuroshe elegante në modelim.
Bukuroshja atraktive, e cila është në martesë me kampionin e tenisit Andy Roddick, e pranon se ishte tepër e ngathët për të pasur sukses në pistat botërore të modës, edhe pavarësisht faktit se ka fituar famë me paraqitjen e saj të vazhdueshme në ballinën e revistës së popullarizuar Sports Illustrated Swimsuit.
Ajo insiston se nuk është ndjerë aspak komod në rolin e modelueses.
Nuk isha aspak e mirë kur merresha me modelim, prandaj që në rastin e parë që më është dhënë, e kam braktisur. Detyrën që kisha për të qenë elegante dhe vitale, nuk mund ta bëja për pjesën e mbetur të jetës sime. Sinqerisht.
Asnjëherë nuk kam dalë në pistë të modës, sepse isha tepër e ngathët. Nuk do të mund tia dilja në pistat e modës. Asnjëherë nuk më kanë angazhuar gjatë karrierës si modele për të bërë prezantim në pistë, ishte e sinqertë Brooklyn.
Ajo thotë se tani në tërësi i është përkushtuar karrierës së aktrimit dhe ndjehet e bekuar që ka shumë oferta filmike.
Ajo ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë të realizojë edhe skena të zhveshjes dhe të seksit në film, por vetëm nëse janë të përshtatshme. Zhveshja e rrobave dhe bërja e skenave seksuale nuk është një problem, nëse është rol i duhur, ka thënë ajo