06 Maj 2024

Dasma e princit britanik do të kushtojë 34 milionë dollarë

Londër, 13 prill - Ka nisur ndërkohë cauntdown-i i ditëve të dasmës aq të diskutuar e të shumëpritur në Britaninë e Madhe.

Deri te martesa mbretërore e princit William dhe Kate Middletonit kanë mbetur saktësisht 17 ditë.

Në dasmë janë ftuar 1 900 persona. Sipas mediave ndërkombëtare, për pritjen e tyre, por edhe për dy gosti që janë ideuar të organizohen më 29 prill janë shpenzuar 34 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e parave për dasmën e princit William, e më konkretisht 32 milionë dollarë, do të shpenzohen për sigurinë.

Qindra policë, personel ushtarak dhe truproja private do të jenë në dispozicion për mbrojtjen e të ftuarve dhe qindra mijëra personave të tjerë të pranishëm në festë në mënyrë direkte dhe indirekte.

Pas dasmës, princi William dhe Kate do të shkojnë në Pallatin Buckingham, me të njëjtën karrocë ashtu si edhe princesha Dajana, e cila ishte e martuar me princin Charles.

Së bashku me çiftin, drejt pallatit do të drejtohen edhe 600 të ftuar, të cilët do të marrin pjesë në drekën martesore, e cila organizohet nga mbretëresha Elizabeta II.

Të ftuarit e ceremonisë së madhe të damës së princit Ëilliams me Kate Middleton në Britaninë e Madhe kanë marrë bashkë me ftesën edhe një material 22 faqesh me rregulla të mirësjelljes që duhet të zbatohen në këtë eveniment.

Detajet shkojnë deri atje sa të përshkruhet edhe forma se si të mbahet filxhani i çajit. Kujdesi për të mos dëmtuar veshjet e Middleton gjatë momentin të shtrëngimit të duarve apo edhe mbajtja e telefonave pa zile, prfshihen në këtë paketë rregullash.

Familja mbretërore nuk ka lënë pa dhënë këshilla edhe për mënyrën se si 1900 të ftuarit do të përshëndesin mbretëreshën. Miqtë janë këshilluar të ndodhen 20 minuta përpara orarit të përcaktuar për nisjen e ceremonisë.

Dasma pritet të zhvillohet më 29 prill dhe përbën një ndër evenimentet që pritet prej shumë muajsh nga publiku dhe media në Mbretërinë e Bashkuar.

Princi Uilliam, pretendenti i dytë i radhës për fronin britanik, dhe e fejuara e tij Kejt Midelton do të martohen në 29 prill në kishën Uestminster.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)