03 Maj 2024

Cole, një prej këngëtarëve më të njohur të Amerikës

New York, 23 prill - Nat King Cole, një prej këngëtarëve më të njohur të Amerikës, regjistroi qindra këngë. Ai lindi në Montgomery të shtetit  Alabama në vitin 1919. Prindërit i vunë emrin Nathaniel Adams Coles.

I jati ishte prift. Kur Nathaniel ishte 4 vjeç, prindërit e tij shkuan të bsnaonin në Çikagon veriore. Nat pësoi t’i binte pianos në moshë fare të re. Nëna e tij ishte e vetmja mësuese që ai pati në jetë.

Në moshën 4 vjeçare ai luajti në piano si pjesë e një shfaqjeje publike. Kur ishte 12 vjeç, Nat luante në piano në kishën e të jatit.

Nat luajti në piano në Nju Jork dhe në Los Anxheles kur ishte fare i ri. Në vitin 1937, ai formoi një grup që luante muzikë xhez. Oscar Moore i binte kitarës dhe Wesley Prince ishte basist.

Thuhet se treshja nuk pati nevojë për baterist, sepse Nat me pianon e tij e mbante shumë mirë rritmin. Ata e quajtën grupin, Treshja King Cole. Në të njëjtën kohë, Nat e ndryshoi emrin në Nat King Cole. Shumë shpejt treshja u bë shumë popullore.

Nat kryesisht i binte pianos, por herë herë edhe këndonte. Deri nga mesi i viteve 1940-të, Nat King Cole filloi të njihej si një këngëtar popullor she si pianist i muzikës xhez.

Ai ishte një prej muzikantëve të parë që regjistroi me fimën e re Capitol Records. Kënga e parë që ai regjistroi me këtë fimë ishte “Straighten Up and Fly Right”, të cilën e kompozoi vetë. Ajo u bë një prej hiteve më të mëdhenj të viteve 1940-të dhe u shit në më shumë se 500 mijë kopje.

Nat regjistroi qindra këngë. Mes më populloreve ishin “Sweet Lorraine”, “Nature Boy”, “Those Lazy-Hazy-Crazy Days of Summer”, “When I Fall in Love”, dhe “Mona Lisa.” Në vitin 1950, industria amerikane e filmit e nderoi atë me çmim për këngën “Mona Lisa”, e cila e bëri atë një këngëtar të famshëm.

Në vitin  1956, Nat King Cole njihej në gjithë botën. Shpesh ai interpretonte në salla, ku pranoheshin vetëm të bardhët dhe si rezultat udhëheqësit e komunitetit zezak e kritikuan atë.

Nat ishte zezaku i parë që kishte programin e tij televiziv. Në vitin 1956 rrjeti televiziv NBC ra dakord ta sponsorizonte programin e tij, por kompani të mëdha nuk donin të bënin reklama në një program me një artist zezak.

Ata kishin frikë se popullata e bardhë në pjesën jugore të vendit nuk do të blente prodhimet e tyre. Shumë amerikanë e shikonin programin, por rrjeti NBC e ndaloi prodhimin e tij pas një viti.

Nat King Cole luajti role edhe në filma. Në vitet 1950-të, ai interpretoi me disa prej orkestrave më të njohura të kohës. Le të ndjekim Nat King Cole në këngën “When I Fall in Love” me orkestrën e Gordon Jenkins:

Nat King Cole u martua dy herë. Më 1936 ai u martua me valltaren Nadine Robinson. Ata përfunduan në divorc. Në vitin 1948 ai u martua me Maria Ellington. Ata kishin 3 fëmijë, ndërkohë që adoptuan edhe dy fëmijë të tjerë.

Nat King Cole pinte gjithnjë cigare. Ai vdiq nga kanceri në mushkëri në shkurt 1965. Ai mori shumë çmime gjatë dhe pas jetës si për shembull çmimin Grammy në vitin 1990 për arritje në jetë.

Miliona regjistrime të Nat King Cole u shitën gjatë jetës së tij, ndërkohë që njerëzit vazhdojnë të dëgjojnë muzikën e njërit prej artistëve më të mëdhenj të Amerikës të muzikës xhez.

Vajza e Natit, Natalie ndoqi gjurmët e të jatit si këngëtare, madje ajo rregjistroi shumë këngë të të jatit pas vdekjes së tij. Në vitin 1991, Natalie Cole regjistroi albumin me titull Unforgettable me 22 këngë të Nat King Cole, përfshirë edhe vetë këngën “Unforgettable”.

Teknologjia moderne e bëri të mundur që të ndërthurej në të njëjtën këngë zëri i saj me atë të të jatit, 36 vjet pas vdekjes së tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)