10 Maj 2024

Claudia Schiffer ka ndryshuar që kur është bërë nënë e një fëmije

New York, 1 shkurt - Top-modelja Claudia Schiffer gjithmonë ka qenë në majat e industrisë së modës, por ajo ndryshuar që kur është bërë nënë e një fëmije.

“Vij nga një familje e madhe dhe gjithmonë kam dashur të kem shumë fëmijë. Para se të njihja bashkëshortin tim punoja pa reshtur, por kur nisëm marrëdhënien tonë u hap një dritare e re për mua”, thekson Schiffer për revistën ‘Stylist’.

“Kur linda fëmijën tim të parë ndjeva që ajo ishte gjëja më e rëndësishme në jetë dhe të gjithë shqetësimet që kisha u larguan”, shton modelja, e cila ka 3 fëmijë.

Më tej, Schiffer deklaron se lidhja me bashkëshortin e saj është e shkëlqyer.

“Matthewdhe unë jemi një. Të gjitha vendimet i marrim sëbashku, si ato që kanë lidhje me fëmijët, ashtu edhe ato që kanë lidhje me shtëpinë. Mendimet tona nuk janë kurrë ndryshe”, deklaron top-modelja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)