19 Maj 2024

Christina Aguilera, nudo për kopertinën e albumit

Los Angelos, 7 tetor - Christina Aguilera ka gjetur mënyrën për të rritur shitjet e albumit të saj të ri. Këngëtarja ka vendosur të pozojë nudo për kopertinën e ‘Lotus’ dhe foton e ka postuar në Twitter ditën e premte.

Vetëm flokët mbulojnë gjoksin e 31-vjeçares në një pamje që duket se është frymëzuar nga piktura e Boticelli-t e vitit 1486, me titull Lindja e Venusit.

Duke folur për muzikën që do të gjejnë fansat e saj në këtë album, Aguilera shkroi në rrjetin social: “Nuk i jam drejtuar një zhanri të veçantë. Kam bërë muzikë që mendoj se ishte e mirë për albumin.”

Albumi ‘Lotus’ do të dalë në treg në datën 19 nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)