29 Prill 2024

Cheryl Cole përfiton 1.2 milion £ nga X Factor

Londër, 29 maj - Cheryl Cole do të marrë pagesën e saj të plotë prej 1.2 milionë stërlinash nga X Factor - pavarësisht se është larguar pas vetëm katër ditëve punë.

Këngëtares, e cila ishte shkarkuar në mënyrë dramatike para disa ditësh nga versioni amerikan i X Factor - do t′i jepet pagesa e saj e plotë për shoun, pavarësisht se ka punuar vetëm katër ditë në audicione, ka zbuluar një burim nga X Factor.

Kjo do të thotë se ajo do të përfitojë 300 mijë stërlina për çdo ditë të \"aventurës së saj fatkeqe\" në shoun amerikan.

Audicionet për versionin britanik do të fillojnë javën e ardhshme, dhe Cheryl ka thënë se ajo kërkon dyfishin e pagesës së zakonshme prej 1 milionë stërlinash, për të marrë pjesë si gjyqtare në këtë show, sidomos pas daljes së saj të nxituar nga versioni amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)