27 Prill 2024

Cameron Diaz shpallet ylli i vitit

Las Vegas, 23 mars - Cameron Diaz do të fitojë shpërblimin Ylli femër i vitit në ngjarjen CinemaCon në Ceasers Palace në Las Vegas.

Aktorja do të marrë këtë shpërblim më 30 mars dhe drejtuesi i CinemaCon, Mitch Neuhauser, ka thënë se ajo ka qenë një yll \"i pakrahasueshëm\" i ekranit.

“Që kur ka bërë debutimin e saj në ekranin e madh në \"The Mask\", Cameron Diaz, ka vazhduar të joshë vëmendjen e audiencës anekënd botës me sharmin e saj të pashmangshëm, ritmin e lindur komik, dhe praninë e pakrahasueshme në ekran”.

“Që nga komedia \"There`s Something About Mary\", deri te filmi aksion \"Charlie`s Angels\", dhe te \"Being John Malkovich\", Diaz ka dëshmuar para publikut se ajo mund të marrë çdo rol dhe ne jemi të kënaqur që do t`i japim kësaj aktoreje të mrekullueshme shpërblimin Ylli Femër i Vitit nga CinemaCon”, ka thënë Neuhauser.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)