29 Prill 2024

Cadbury i kërkon falje Naomi Campbellit

Londër, 7 qershor - Një reklamë ëmbëlsirash e kompanisë “Cadbury” zgjoi zemërimin e supermodeles Naomi Campbell, kështu që kompania është detyruar të kërkojë falje.

Në reklamën e çokollatës së tyre, kompania kishte shkruar “Ik Naomi, ka ardhur një divë e re në qytet”.

Kjo ka bërë që një grup të rinjsh me emrin “Votoni Operacionin e Zi”, të kërcënojë për bojkotim të produkteve të “Cardbury” në Angli, duke thënë se kjo kompani ka ofenduar bukuroshen në baza racore, dhe përveç saj ka ofenduar të gjithë të zinjtë.

Prandaj drejtues të “Cadbury” kanë kërkuar falje duke thënë se fushata reklamuese nuk ka pasur për qëllim ofendimin e Naomit, familjes së saj apo dikë tjetër, dhe atyre sinqerisht u vjen keq që kjo ka përfunduar kështu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)