28 Prill 2024

Britney Spears, yll i dekadës

SHBA, 5 nëntor - Revista e famshme amerikane Rolling Stone ka publikuar “The 90’s – The Inside Stories From The Decade That Rocked”.

Ky është një libër i dedikuar dhjetëvjeçarit të shkuar, ku janë fiksuar momentet më të paharrueshme të artistëve që kanë dominuar vitet 90 me muzikën e tyre.

Në hyrje të librit përmendet edhe Princesha e Popit, Britney Spears, duke e konfirmuar si ylli që ka lënë shenjë më së shumti me karrierën e saj gjatë kësaj periudhe.

“Që prej shpërthimit të Rock n’ Rollit në vitet 60, në asnjë moment nuk i është dhënë rëndësi muzikës sikurse në vitet ’90. Ky është dhjetëvjeçari i grunge-it, rap-it dhe Britney Spears-it.\"

Ky libër është plot histori, foto të shkrepura nga fotografët më të mëdhenj dhe një guidë për 100 albumet më të mirë të dhjetëvjeçarit.

Shumë urime për këngëtaren dhe gjithë fansat e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)