29 Prill 2024

Britney Spears nuk mund të martohet

Los Angelos, 25 maj - Britney Spears duket shumë e dashuruar pas partnerit të saj Jason Travick, me të cilin ka disa vite e lidhur.

Bëhet fjalë për një lidhje që sipas artistes mund të përfundojë në një martesë, por sot për sot kjo gjë është e pamundur.

Edhe pse Britney Spears e sheh veten si një “vajzë normale”, një gjykatë në Kaliforni ka deklaruar se ylli i pop-it është “mendërisht e paaftë” për të marrë disa vendime të caktuara dhe në këto vendime hyn edhe martesa.

Që nga një krizë që kaloi në vitin 2008, Britney Spears është nën kujdestarinë e babait të saj, James Spears. Është pikërisht i ati që merr vendimet e saj ekonomike dhe personale.

Ligji kalifornian shpjegon se një person i shpallur “mendërisht i paaftë” nuk mund të marrë vendime juridike dhe si rrjedhim nuk mund nënshkruajë një kontratë martesore.

Jo vetëm drejtësia, por edhe avokati i Spears, David E. Wohl, është shprehur: “Britney është si një fëmijë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)