29 Prill 2024

Bon Jovi në një film me De Niron

Hollywood, 27 janar - Legjenda e rokut, Jon Bon Jovi, i cili e ka provuar veten edhe në aktrim, është caktuar të luajë krahas Robert De Niros në filmin e ri “New Year`s Eve”.

Këngëtari 48-vjeçar, i cili herën e fundit ka aktruar në filmin e vitit 2006, “National Lampoon`s Pucked”, do të luajë rolin e një ylli të suksesshëm të rokut, që rastësisht “përplaset” me ish-të dashurën e tij, rol të cilin do ta luajë Halle Berry.

Në trupën e aktorëve janë përfshirë edhe komiku amerikan Seth Meyers dhe aktori gjerman Til Schëeiger, ndërsa emrat e tjerë që do të luajnë në këtë film janë: Zac Efron, Sarah Jessica Parker, Michelle Pfeiffer, Hilary Sëank, Ashton Kutcher, Sofia Vergara etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)