16 Maj 2024

Bleona Qerreti pozon nudo për famë

NewYork, 11 qershor - Këngëtarja 33-vjeçare Bleona Qerreti, pas shumë përpjekjeve të njëpasnjëshme për të depërtuar sadopak në industrinë amerikane të muzikës, po mendon tashmë të bjerë në sy duke joshur me trupin.

Pasi i ka provuar të gjitha mënyrat, ajo ka vendosur të tregojë linjat e saj, ndërsa ka realizuar foto ku shfaqet nudo.

Një nga fotot ajo e ka postuar vetë për fansat në faqen e saj personale në facebook, si për të testuar mendimin e fansave dhe të publikut.

Ndërkohë që nuk dihet ende destinacioni i këtyre fotove, nëse do mund të botohen në ndonjë kopertinë reviste.

Para paka muajsh, këngëtarja u shfaq në disa foto eventesh në Amerikë, me linja të tjetërsuara dhe në mbipeshë.

Në vazhdën e ambicies së tepruar për famë hollivudiane, që ka rezultuar e pamundur deri tani, ajo herë pas here publikon në profilet e saj, në rrjetet sociale, njoftime për prezencën personale në evenimentet botërore, si dhe foto të ndryshme me personazhe VIP.

Mes atyre fotove ajo publikoi në profilin e saj në faceboook një foto me Guetta DJ, nga më të famshmit në botë, një foto e shkrepur në Beverly Hills, aty ku jeton Bleona këto kohë. Por ajo çfarë binte në sy në këtë foto, është transformimi i linjave të trupit, ku vihet re një shtim i madh në peshë.

Bleona Qerreti dha një intervistë gjatë pjesëmarrjes së saj në festën promovuese të çmimeve “Grammy 2012”, ku foli për albumin e saj të ri, për të cilin shprehej se do të jetë së shpejti në treg. Ajo konfirmoi gjithashtu se së shpejti do të lançojë edhe një video “hot”.

Ndoshta seti i fotove të reja nudo është realizuar gjatë xhirimit të kësaj videoje, për të cilën këngëtarja nuk është shprehur ende në media.

 

/panorama plus/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)