29 Mars 2024

Biblioteka e Gjilanit shpall lexuesit e dalluar

Gjilan, 16 shkurt - Duke e vijuar një traditë të kahershme, edhe sivjet Biblioteka ‘Fan Noli’ në Gjilan, ka shpallur lexuesit e dalluar të vitit, në një ceremoni të organizuar në kuadër të shënimit të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

‘Është nder dhe respekt që në prag të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës të shpallim ata që me përkushtim e me dashuri të madhe vijnë në bibliotekë për të lexuar libra’, ka thënë kryetari Hyseni.

Për më tepër, ai tha se bibliotekën e viziton shpesh edhe vetë ai, edhe për të lexuar, por edhe për shprehur mbështetjen e Komunës ndaj këtij institucioni.    

‘Me rëndësi për mua si kryetar Komune dhe për ne si qeverisje, është që t`ju tregojmë përkushtimin që kemi ndaj bibliotekës, si shtëpi e dijes dhe e të ardhmes”, ka thënë ai.

Kryetari Hyseni ka falënderuar stafin e bibliotekës për punën, përkushtimin dhe shërbimin e mirë dhe të jashtëzakonshëm që japin për lexuesit.

Përndryshe, lexues të dalluar janë shpallur: Diona Shabani, Albana Musliu, Rina Miftari, Bujar Shabani si dhe shkolla ‘Agim Ramadani’ në Zhegër.

Mirënjohjet, atyre ua ka dorëzuar kryetari Hyseni.    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)