29 Prill 2024

Beyonce i dhuron Jay-Z një Bugati

SHBA, 9 dhjetor - Beyonce i ka dhuruar partnerit të saj Jay-Z një Bugatti, makinën sportive më të shpejtë në botë me vlerë 1.3 milionë sterlina.

Një burim pranë çiftit tha: “Jay-Z është një koleksionues i makinave sportive, por një Bugatti është gjithmonë i veçantë. Nuk është çështja tek çmimi i makinës sepse për Beyonce nuk është problem paraja, por zgjedhja që ka bërë duke blerë një Bugatti.”

Vitin e kaluar Jay-Z dhe Beyonce ishin çifti që kishin fituar më shumë në botën e Showbiz, me 68 milionë sterlina së bashku.

Jay-Z u martua në vitin 2008 me këngëtaren Beyonce pasi e propozoi me një unazë me vlerë 3 milionë sterlina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)