15 Maj 2025

Bashkatdhetarët tubohen në Bajgorë

Mitrovicë, 28 korrik - Qindra bashkatdhetarë kanë marrë pjesë të dielën në një tubim të organizuar në Bajgorë nga Komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Podujevës si dhe përfaqësuesve të mërgimtarëve.

Në kuadër të këtij organizimi kanë qëndruar të hapura dy ekspozita, njëra me piktura dhe tjetra me gjësende të vjetra shqiptare si dhe është shfaqur një program i pasur artistik.

Në tubim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati, së bashku me nënkryetarin, Riza Haziri, kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Rrustem Musa, drejtorin e Kulturës, Artan Osmani etj.

Ata kanë biseduar me bashkatdhetarët e tubuar, të cilët kanë falënderuar zyrtarët komunalë për këtë manifestim tradicional.

Kryetari Kastrati, duke ju drejtuar të pranishmëve, ka potencuar ndihmën e madhe që bashkatdhetarët kanë dhënë për Kosovën në çdo kohë.

“Ju jeni të këtij vendi edhe pse jetoni larg prej këtu. Ju nuk e keni harruar këtë vend dhe as njerëzit tuaj, prandaj meritoni respektin e të gjithëve”.

Ai foli edhe për punët që po bëhen në komunë që janë të lidhura edhe me bashkatdhetarët. Në këtë kontekst përmendi përmirësimin e shërbimeve komunale si dhe zgjatjen e orarit të punës në zyren e gjendjes civile me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të shpejta.      
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)