05 Maj 2024

Avatar 2, filmi më i kushtueshëm në histori

Hollywood, 9 mars - Avatar 2 do të jetë filmi më i kushtueshëm i të gjithë historisë, lajmëroi sot regjizori James Cameron, nëpërmjet të përditshmes “Los Angelos Times”.

Pas suksesit të serisë së parë, dy seri të tjera do të plotësojnë triologjinë. Nga sa është bërë e ditur nga aktorja Michelle Rodriguez, pjesa e dytë do të zhvillohet gjithashtu në planetin e Pandorës, por e shumica e pamjeve do të jenë nënujë.

Qëllimi i prodhuesve është që kjo seri e dytë të thyejë rekordin e së parës edhe përsa i përket arkëtimeve.

Avatari i parë kërkoi një buxhet prej 275 milion dollarësh për t’u xhiruar, por u shndërrua në filmin më të suksesshëm të historisë duke arkëtuar mbi 2,7 miliardë dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)