16 Maj 2024

Arrestohet vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore

New York, 6 qershor - Scout Willis, vajza 20-vjeçare e aktorëve Bruce Willis dhe Demi Moore, është arrestuar në New York sepse ka pirë një birrë në rrugë dhe i ka dorëzuar oficerëve të policisë një kartë identiteti false.

Willis akuzohet për konsumim alkooli në ambient publik dhe është lënë e lirë për momentin. 20-vjeçarja do të kthehet para gjyqit më 31 korrik.

Scout Willis u pa nga policët të hënën duke pirë një shishe birrë në një stacion metroje në Manhattan e më pas studentja i dha policëve një kartë identiteti me emrin Katherine Kelly.

Avokati i vajzës deklaroi për mediat amerikane: “Të gjithë kemi qenë të rinj dhe nuk më duket si krimi i shekullit.”

Në Nju Jork nuk lejohet pirja e alkoolit në vende publike, përveçse kur bëhet fjalë për festa apo evente që kanë marrë më parë leje për konsum pijesh alkoolike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)