01 Maj 2024

Aniston nxjerr në shitje vilën për 42 milion dollar

Beverly Hills, 19 shkurt - Aktorja hollywood-iane, Jennifer Aniston, lajmëroi një ditë më parë se ka nxjerrë zyrtarisht në shitje për 42 milion dollarë, vilën e saj në “Beverly Hills”.

Protagonistja e serialit “Friends” shpenzoi më shumë se dy vjet për të rimodeluar banesën prej 3 000 metrash katrorë, të blerë në vitin 2006 për 13,5 milion dollarë.

Vetëm një vit pasi foli se si e ridekoroi ambientin duke u ndikuar nga filozofia zen dhe se si ndiente vibracionet e dashurisë që kishte krijuar, Aniston vendosi e gjithë kjo parajsë ishte e tepërt për t’a shijuar e vetme.

Jennifer, e cila aktualisht është beqare, deklaroi për revistën “People”: “U mendova gjatë, por kam kuptuar se në jetën time ka ardhur një nga ato momentet që dua të thjeshtëzohem paksa.

Jeta ime ka nevojë që të jetë më e thjeshtë dhe më praktike. Kuptova se shtëpia është e tepërt për mua, gjithë ai luks nuk bën për një njeri si unë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)