16 Maj 2024

Aniston në formë të shkëlqyer

Hollywood, 8 qershor - Jennifer Aniston është e njohur për preferencën e saj për ngjyrat e errta në veshjet që zgjedh.

Megjithatë, gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve “AFI” për karrierën, protagonistja e serialit “Friends” përzgjidhi një fustan të bardhë dhe rezultatet ishin të shkëlqyera dhe qartësisht të dukshme.

43-vjeçarja u duk me të vërtetë në një formë të shkëlqyer dhe tejet e pashme, me modën e saj të re.

Gjatë mbrëmjes, gjithashtu Aniston u duk se shijoi biseda të gjata me dy ikona të ekranit hollivudian, me Meryl Streep dhe Melanie Griffith.

Ishte aktorja Shirley MacLeine ajo që në fund u vlerësua me çmimin kryesor, ndërsa midis të pranishmëve spikatën edhe emra të tjera aktorësh të mëdhenj, midis të cilëve Morgan Freeman apo John Travolta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)