10 Maj 2024

Aniston me vilë madhështore

Los Angelos, 26 janar - Është një ndër aktoret më të preferuara në Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe në mbarë botën, për një sërë rolesh të luajtur kryesisht në komeditë romantike.

Megjithatë, Jennifer Aniston të gjithë do ta mbajnë mend më shumë për rolin e Rachel Green në serialin e suksesshëm televiziv “Friends”. 

Nga ekrani i vogël Aniston kaloi me sukses në atë të madh, duke u bërë ndër aktoret më të paguara të Hollivudit dhe si shumë kolegë të tjerë ka edhe atë që e ëndërrojnë të gjithë, një vilë të bukur në lagjet luksoze të Los Angelosit.

Vila e Aniston është vërtetë e madhe dhe ndodhet në një prej lagjeve më të dëshiruara, Bel Air. Përvec dhomave të shumta të mobiluara në mënyrë luksoze ajo ka dy pishina, hidromasazh dhe një palestër. Për të pasur një ide më të qartë shikoni fotot më poshtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)